Politika “Shqipëria do ta fitojë këtë luftë dhe LBPD do t’i mbetet vetëm...

“Shqipëria do ta fitojë këtë luftë dhe LBPD do t’i mbetet vetëm turpi”

Kryeministri Edi Rama reagoi sot ndaj deklaratave të opozitës për zgjerim të paketës financiare.

Kryeministri Rama theksoi se Basha ëndërron protesta të mëdha nesër, duke i thënë popullit sot se Covidi është Sudja me thasë me para.

Por, shtoi Rama, Shqipëria do ta fitojë këtë luftë dhe LBPD do t’i mbetet vetëm turpi e dështimi i radhës

“LBPD nuk mendon si të ndihmojë, se as nuk do as nuk di, po vazhdon avazin e vjetër 7×7=42 dhe ëndërron protesta të mëdha nesër, duke i thënë popullit sot se Covidi është Sudja me thasë me para! Shqipëria do ta fitojë këtë luftë dhe LBPD do t’i mbetet vetëm turpi e dështimi i radhës”, u shpreh Kryeministri Rama në reagimin e tij.

Basha deklaroi sot se qeveria duhet të shpërblejë financiarisht punonjësit e Policisë së Shtetit. “Punonjësit e policisë janë në vijën e parë dhe ndër më të ekspozuarit ndaj rrezikut. Ata janë në shërbim me dhe pa orar në të gjithë vendin”, tha Basha.

Po sot, nënkryetari i PD-së, Spaho i cili tha se “qeveria duhet të rishikojë skemën e garancisë sovrane për të lehtësuar realisht biznesin me kërkesa të thjeshtuara dhe norma interesi që përballohen nga buxheti”.