Këshilli i Ministrave të Shqipërisë, me nismë të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme ka vendosur për hapjen e Konsullatës së Përgjithshme në Ulqin. Lajmi është bërë i ditur nga ministri në detyrë i Punëve të Jashtme Gent Cakaj.
“Ky vendim do t’i shërbejë veçanërisht ruajtjes së identitetit kulturor e kombëtar dhe kohezionit shoqëror e politik të faktorit shqiptar në Mal të Zi! Ne do të vazhdojmë punën përmbajtësore në funksion të objektivit kombëtar të thellimit të marrëdhënieve mes shqiptarëve në rajon dhe themelimit të platformave të përbashkëta politike”, njofton Cakaj