Aktualitet “Shqipëria ka një Cristiano Ronaldo të mjekësisë”

“Shqipëria ka një Cristiano Ronaldo të mjekësisë”

Adrian Pandi, mjeku shqiptar i cili punon në Londër tha se pavarësisht se nga ana organizative dhe burokratike, sistemi mjekësor shqiptar është ndryshe nga vendet si Italia dhe Londra, nga aspekte të tjera të reagimit të emergjencës është si Italia.

Në “Opinion“, ai tha se Shqipëria ka një fat shumë të madh sepse ka një Cristiano Ronaldo të Mjekësisë që quhet Skënder Brataj.

Pandi u pyet se si po reagon mjekësia shqiptare në këtë pandemi, dhe ai u përgjigj:

“Shqipëria ka një fat shumë të madh. Keni një Cristiano Ronaldo të Mjekësisë që drejton Urgjencën Kombëtare dhe e ka emrin Skënder Brataj. E njoh shumë mirë. Është një organizator i përkryer. Ka ndryshuar thellësisht sistemin, ku mjekët shkonin më parë në shtëpitë e njerëzve dhe u kërkonin 5 mijë lekësha. Nga Torino në Shqipëri, ai krijoi një kryevepër një sistem emergjence njësoj si në Itali. Unë e di sa e vështirë ka qenë të krijosh një sistem të tillë.

Të mos ishte shërbimi i emergjencës në kohën e tërmetit siç e ka ndërtuar Brataj do kishim një katastrofë të madhe. Po ashtu reagimi me virusin. Janë sigurisht edhe mjekët, i gjithë sistemi”.