1227 – Princi Ferrand i Portugalisë lirohet nga Luvri. Ai ishte martuar me konteshën e Flanders. Por edhe pse pritej t’u shërbente francezëve, Ferrand mori anën e interesave flamande, prandaj edhe u burgos.
Në atë kohë Luvri ishte kështjellë-burg. Gjatë Revolucionit francez, në vitet 1790, Asambleja Kombëtare dha urdhër që kështjella e Luvrit (e restauruar dhe zgjeruar) të përdorej si muze për kryeveprat franceze të artit. Muzeu u hap më 10 gusht 1793 me një ekspozitë të 537 pikturave, shumica ish prona të konfiskuara të monarkistëve dhe kishës. Në vitin 1801, me koleksion tashmë të shtuar, muzeu i Luvrit u quajt Muzeu i Napoleonit. Pas humbjes së Napoleonit në Waterloo, shumë vepra të konfiskuara iu kthyen pronarëve fillestarë, ashtu si dhe emri Louvër muzeut. Modernizimi dhe pasurimi i muzeut të Luvrit vazhdoi falë donacioneve. Në vitin 2008 koleksioni u nda në 8 pavione, duke filluar nga antikiteti egjiptian, grek, etrusk, romak, Arti Islam, Skulptura, Arte dekorative, Piktura, Gravura e Vizatime.
1893 – Propozimi për ndërtimin e Katedrales Kombëtare të Uashingtonit miratohet nga Kongresi dhe nënshkruhet nga presidenti Benjamin Harrison. Guri i parë i themelit të Katedrales do të hidhej më 1907 nga presidentit Theodor Roosvelt dhe punimet do të përfundonin 83 vjet më vonë, në vitin 1990, në prani të presidentit George W Bush. Një skulpturë me pamjen e Nënë Terezës është pjesë e fasadës së kësaj Katedrale madhështore në kryeqytetin amerikan.
1919 – Britania u jep grave të drejtën për të votuar; por vetëm atyre 30 vjeç e sipër.
1929 – Alexandri I vendos një diktaturë mbretërore në Jugosllavi.
1929 – Nënë Tereza arrin në Kalkuta për të filluar punën e saj bamirëse mes njerëzve më të varfër dhe më të sëmurë të Indisë.
6 shkurt 1952 – Elizabeta II u bë mbretëreshë e Mbretërisë së Bashkuar pas vdekjes së babait të saj, Xhorxh VI. Ajo është njëherësh mbretëreshë e 16 shteteve anëtare (nga 53 në total) të Komonuelthit të Kombeve, kryetare e Komonuelthit dhe guvernatore e lartë e Kishës Anglikane. Mbretëresha Elizabetë II është sundimtarja më e moshuar e botës ende në fron dhe më jetëgjata e Britanisë.
1971 – Shkencëtarët kimistë në Berkeley të Kalifornisë krijojnë për herë të parë hormonet sintetike.
1967 – Revolucion kulturor – Enver Hoxha mban fjalimin kundër zakoneve prapanike dhe paragjykimeve fetare; brenda pak ditësh grupe të rinjsh (të mbështetur plotësisht nga policia) vërshuan kundër kishave e xhamive duke përdhosur, shkatërruar, djegur, plaçkitur në emër të luftës kundër së vjetrës Zoti u ndalua, Papa u shpall fashist, hoxhallarë, dervishë, priftërinj katolikë e ortodoksë u rrahën publikisht, mjekrat ua prenë, u tërhoqën rrugëve zvarrë, u burgosën, u internuan, u torturuan, u vranë, Shqipëria u bë vendi i vetëm ateist në botë, Perëndia u dëbua për t’i liruar vendin një Partie politike.
1974 – SHBA – Në përgjigje të krizës së energjisë më 1973, ndryshimi i orës (kursimi i kohë ditore) filloi gati katër muaj më herët se zakonisht.
2014- Vdes Vaçe Zela. Artistja e jashtëzakonshme kishte zërin e rrallë të flladeve dhe të ujëvarave pranverore, të lakueshëm në të gjitha perkusionet e saj natyrore. Ky zë për më shumë se 40 vjet hyri në zemrën e çdo shqiptari brenda e jashtë Atdheut. Vaçe Zela që në vitin 1962 ishte e para që fitoi Festivalin e Këngës. Me këngën “Fëmija i parë” ajo dëshmoi se një idhull i muzikës po lindte atë mbrëmje të 26 dhjetorit të vitit 1962. Repertori i saj është shumë i pasur; numërohen me dhjetëra këngë popullore, të lehta, kantata, balada, etj. Zëri dhe repertori i pasur që la trashëgim vijojnë të mbeten gurë shndritës në gjerdanin e traditës shqiptare të këngës.