Pritej të ishte një transfertë pa probleme në aspektin organizativ, por atmosfera në prag të takimit Turqi-Shqipëri nuk është aspak pozitive. Kjo pasi sipas FSHF-së federata turke po nxjerr probleme dhe pengesa për tifozët shqiptarë.
E para është numri i biletave të vënë në dispozicion, pasi është thyer rregulli i FIFA-s me 5% të tifozërisë mike. Duke qenë se stadiumi i Fenerbache-s ka një kapacitet prej 50 mijë vendesh Shqipërisë i takonin 2500 bileta, por në dispozicion janë vënë vetëm 1 e 500.
Gjithsesi ky nuk është problem i vetëm pasi punonjësit e federatës turke po bllokojnë materialet e lejueshme të tifozëve si shalle, flamunj dhe banderola. Për çdo gjë ka ndodhur nga federata bëhet me dije se është njoftuar delegati I ndeshjes.