Për shqiptarët që ndodhen në Danimarke dhe që afati i vizës së tyre ka përfunduar, Ministria e Jashtme njofton se nuk do të ketë asnjë penalizim.
“Shërbimi Danez i Emigracionit ka vendosur të mos marrë parasysh periudhën e tejkalimit të vizës afat-shkurtër, në rast se qytetarët nuk kanë pasur mundësi të lenë Danimarkën për shkak të anullimit të fluturimit, ose shkaqe të tjera që i kanë detyruar të qëndrojnë në shtetin danez.
Shtetasit shqiptarë që mund të tejkalojnë qëndrimin e lejuar në hapësirën Schengen për shkak të situatës së Covid-19 nuk do të penalizohen. Por, qytetarët udhëzohen të largohen sa më parë në momentin e ndryshimit të situatës.
Për çdo informacion, mund të konsultojnë faqen zyrtare të zyrës daneze të emigracionit: www.nyidanmark.dk
Sa i përket shtetasve shqiptarë që ndodhen në Belgjikë, autoritetet belge njoftojnë, se edhe pse ky vend është nga të paktët e BE-së që nuk i kanë mbyllur kufijtë, e njeh situatën e krijuar dhe nuk do të penalizojë shtetasit që kalojnë kohën e qëndrimit në zonën Schengen, por ata duhet njoftojnë me email komunën, ku po qëndrojnë”, njofton ministria e Jashtme