Një azilkërkues shqiptar, i cili thotë se ka shkuar në Irlandën e Veriut, në përpjekje për të mbledhur para për motrën e tij të shurdhër është shpëtuar nga një dëbim i menjëhershëm, si pasojë e një vendimi të Gjykatës së Lartë.
Sebastian Tuci ishte vetëm 17–vjeç kur udhëtoi drejt Belfastit duke përdorur një mjet identifikimi që supozohet ta ketë siguruar nga një rrjet kriminal.
Njëri nga gjyqtarët tha se autoritetet kishin hedhur poshtë gabimisht prova të reja që Tuci dhe familja e tij e krishterë mund të përballeshin me kërcënimin e dhunës fetare nga ekstremistët myslimanë.
Gjyqtari Xhastis Kolton (Justice Corton), urdhëroi zyrtarët e emigracionit që të rishqyrtojnë kërkesën për azil.
Ai tha se Tuci kishte lënë fshatin e tij të lindjes Rrilë për të gjetur punë jashtë vendit në përpjekje për të siguruar paratë e një operacioni për motrën e tij 25-vjeçare.
Ai kishte huazuar 2,500 € nga një biznesmen i huave për të marrë letrat e rreme dhe biletat e fluturimit nga bandat kriminale, u tha në gjykatë.
Ndërsa ai ishte duke u pyetur në kontrollin e emigracionit në Belfast, një anëtar i rrjetit të krimit dyshohet se i telefonoi dhe e kërcënoi atë.
Në një deklaratë për të mbështetur kërkesën e tij për azil, Tuçi tha se kishte frikë të kthehej në Shqipëri për shkak të borxhit.
Ai tha se jeta e familjes së tij do të ishte në rrezik sepse banda kriminale do të dyshonte se ai u kishte dhënë emrat e tyre autoriteteve të Mbretërisë së Bashkuar.
U pohua gjithashtu se disa persona persona të fesë myslimane nga një fshat fqinj në Rrillë kanë tentuar të rrëmbejnë kushërirën e Tucit dhe ta detyronin atë të përfshihej në një martesë, duke qenë se familja e tij i përkiste një pakice të krishterë shqiptare.
Tuci, i përshkruar si një katolik i devotshëm, jeton në Belfast dhe shkonte në kishë rregullisht, gjatë gjithë sfidës së tij ligjore.
Vendimi i Xhastis Kolton (Justice Corton), le të kuptojë që nëpunësit e Zyrës Qendrore do të duhet të rivlerësojnë kërkesën për azil të Tuci.