Kryesore Rama në Berat: Partitë e tjera premtojnë në hava, s’kanë program për...

Rama në Berat: Partitë e tjera premtojnë në hava, s’kanë program për uljen e taksave

Kryeministri i vendit, Edi Rama, në fjalën e tij me banorët e Beratit ka folur edhe njëherë për gjendjen ekonomike të vendit. Ai tha se ata që premtojnë se do të ulin taksat, premtojnë në hava, çirren kot më kot, e kërcënojnë pa lidhje, pa thënë se si do t’ja arrijnë.

“Kemi çerek shekulli që bëjmë fushata. Të gjithë e kemi parë dhe dëgjuar të njëjtën histori prej çerek shekulli , që prej 92-shit, që do t’ju heqin taksat. Ata që paguanin taksat ishin budallenj, ndërsa ata që nuk i paguanin ishin të fortë e të mençur. E pra, koha e budallenjve që paguajnë taksat ka mbaruar, koha e të fortëve që nuk i paguajnë ato, ka mbaruar. Të gjithë thonë që do t’i heqin taksat por askush nuk thotë se si do t’i heqin. Partia Socialiste e gjeti ekonominë para 44 muajsh që lëngonte. Ne do të arrijmë që që rrisim ekonominë me 5 %. Si do t’ja bëjmë? Do t’ja arrijmë siç ia arritëm me reformën në drejtësi. Do arrijmë të bëjmë shtet”.