Një 34-vjeçar, Emanuele Renzi ka humbur jetën prej koronavirusit në Itali. Sipas autopsisë së kryer, ai nuk kishte asnjë sëmundje tjetër. Ai mund ta ketë marrë virusin në një festë beqarie në Barcelonë, ku ishte për një periudhë dy-ditore 6-8 mars. Ky rast tregon se si COVID-19, në formën më agresive, nuk bën shumë dallime midis të rinjve dhe të moshuarve.
34-vjeçari qëndroi në shtëpi për gjashtë ditë me ethe dhe më pas u transportua në spital. Mjekimi për të ishte standard, antiviralë dhe ilaç për artritin. Virologu Stefano Andreoni shprehet i habitur me këtë rast. Sipas tij, kjo vdekje ishte e papritur.
“Tashmë ka raste në të cilat autopsia nuk nxjerr në pah praninë e sëmundjeve të mëparshme. Ne flasim pra për vdekjen e një të riu të shëndetshëm, i cili ndërroi jetë, pavarësisht faktit se i kishte të gjitha trajtimet në dispozicion. Trajtimet ndihmojnë, por ata sigurisht që nuk janë të suksesshme dhe ky rast është prova. Hulumtimi duhet të na japë diçka më shumë.”