Kryesore Si duhet të zgjidhet presidenti? Berisha: Konsensusi me Ramën, si të puthesh...

Si duhet të zgjidhet presidenti? Berisha: Konsensusi me Ramën, si të puthesh me Judën

Ish-kryeministri Sali Berisha pas homazheve në memorialin e 2 Prillit në Shkodër ka patur një prononcim për mediat ku ka folur për Presidentin e ri. Ai u shpreh se opozita nuk ka një emër për të propozuar. Po ashtu, Berisha theksoi se opozita nuk do të votojë asnjë nga kandidatët e Ramës. Zërat për një propozim të Lulzim Bashës si President, Berisha tha se janë thashetheme dhe opozita nuk merret me to.

Sali Berisha: Edi Rama është i dizekuilibruar plotësisht. Ngado që lëviz i del ai që është. Kam besim se me qytetarët e Shkodrës dhe Shqipërisë ai i ka kohërat e numëruara.

Kur do të filloni veprimet konkrete?

Sali Berisha: Shpejt do t’i fillojmë.

Do ta propozoni Lulzim Bashën si President, nëse vjen si emër? A është ky një propozim?

Sali Berisha: Më pyesni mua ju për propozimet e Edi Ramës unë nuk merrem me to.

Është provokim?

Sali Berisha: Nuk merremi me thashethemin. Merremi me gjërat e vërteta.

Pak ditë na ndajnë nga emri. Keni emër që propozoni?

Sali Berisha: Jo nuk kemi. Ne jemi opozitë, nuk kemi emër që propozojmë për president. Jo nuk kemi.

Do të votoni çdo emër që do të sjellë Edi Rama?

Sali Berisha: Absolutisht jo. Nuk votojmë në asnjë mënyrë kandidatët e Edi Ramës. Të votosh kandidatët e Edi Ramës do të thotë ta replikosh, ta çosh në presidencë kopjen e tij.

Si duhet të zgjidhet presidenti? Do pranoni konsensusin?

Sali Berisha: Konsensusi me Edi Ramën është të puthesh me Judën. Ai vuan tani nga kompleksi i vdekjes. Edhe në gjumë ngrihet llahtar nga unë.

Si do ta mundni Edi Ramën?

Sali Berisha: Siç e kam mundur dy herët e tjera.