Koronavirusi mbërrin në Itali. Adriano Trevisan, 78 vjeç nga Veneto, provincë e Padovas, humbi jetën në spital në Padova ku ishte shtruar së bashku me një person tjetër pozitiv ndaj virusit.
Ish-sipërmarrës i vogël, Trevisan kishte tre fëmijë, njëra prej tyre është Vanesa, kryetare e komunës Vo’ Euganeo.
Ndërkohë gruaja nga Lombardia humbi jetën në spital.
Deri tani raportohen 27 raste me koronavirus në Lombardi dhe dy raste të konfirmuara në Veneto. Dy rajonet janë në kufi me njëra-tjetrën.
Viktima e dytë është një grua me banim në provincën e Lombardisë e sipas mediave italiane ka qënë në kontakt me 38-vjeçarin e prekur në komunën Codogno në provincën e Milanos.
78-vjeçari nuk arriti tia dalë dhe vdiq në spitalin e Schiavonia, ku dhe ishte shtruar. Autoritetet po mundohen të zbulojnë se ku është foleja e këtij virusi.
Në Lombardi dyshohet se virusi ka ardhur nga një 38-vjeçar i cili është infektuar në një darkë me një shok të tij, dhe ky I fundit kishte qenë në Kinë
Janë me qindra personat që kanë pasur kontakt direkt me ta dhe janë në pritje të rezultateve të testit dhe më shumë se 50 mijë qytetarë nga province e Lodit që janë në karantinë në shtëpitë e tyre.
Fillesa e shpërndarjes është një 38 vjeçar nga Codogno, i cili të martën e 18 shkurtit u prezantua në spital me simptomat e të gripit por që në fund të vizitës është dërguar në shtëpi. Një ditë më pas burri është kthyer dhe është shtruar në spital deri të enjten në mbrëmje kur dhe kanë dalë analizat: se është pozitiv me koronavirus.
Menjëherë është urdhëruar izolimi në spitalin e Milanos. Por ishte shumë vonë. Në ditët përpara 38 vjeçari ishte takuar me dhjetra persona, kishte shkuar në punë, kishte marrë pjesë në dy kurse në një maratonë në Santa Margherita Ligure, ka luajtur futboll si dhe ka darkuar me miq.
Si e mori virusin?
Hipotezat janë se është infektuar në një darkë mes miqsh. 38-vjeçari ka qenë në një darkë ku ka qenë dhe një mik i tij i ardhur nga Kina. Por personi i dytë ka rezultuar negativ. Që do të thotë ose nuk është ai transportuesi ose ka pasur virusin dhe është shëruar. Do të jenë analizat që do të nxjerrin rezultatet.