Politika Rama: Franca, aktori më i ndershëm, Macron brutal dhe i drejtpërdrejtë

Rama: Franca, aktori më i ndershëm, Macron brutal dhe i drejtpërdrejtë

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar Francën si aktorin më të ndershëm pasi ishte shteti që i vuri vetos Shqipërisë tetorin e shkuar në Bruksel, duke mos i dhënë shansin për nisjen e bisedimeve për anëtarësim.

Ndërsa Rama vuri sërish theksin se ky vendim, të cilin e cilësoi një “tërmet politik, që tronditi shpirtrat jo tokën e vendit”, erdhi për shkak të politikave të brendshme të unionit, kryeministri e cilësoi Presidentin e Francës, Emmanuel Macron si të drejtpërdrejtë.

“Pas refuzimit për të marrë vendimin për çeljen e negociatave. Ishte rezultat i disa luftërave të brendshme të BE që u materializua në debate e mosmarrëveshje lidhur me ne dhe Shkupin dhe zgjerimin. E dimë mirë se kjo grindje të brendshme kanë të bëjnë me gjëra të tjera themelore që përkufizojnë mënyrën se si BE dhe komisioni funksionojnë sot.

Është legjitime të shohësh se si disa prej vendeve themeluese të BE, si Franca kanë shqetësimet e tyre ndryshe për funksionimin e BE.

Është e kuptueshme edhe pse përpiqemi për tu afruar e kësaj shtëpie të përbashkët ata që e kanë shtëpinë kanë të drejtë të thonë se si mund të funksionojë më mirë kjo shtëpi. Mund të biem ose jo dakord me këto kërkesa, por ky është realiteti dhe nuk ka arsye për të vënë në pikëpyetje legjitimitetin e këtyre kërkesave”, tha Rama.

“E shoh Francën, ndoshta si aktorin më të ndershëm në këtë debat, sepse presidenti Macron ka një qëndrim të hapur, të drejtpërdrejtë dhe shumë brutal do të thoja. Ajo çfarë po thonë është që Evropa siç është nuk funksionin. Nuk është një mënyrë për ti rënë vërdallë, duke thënë se duam ta bëjmë një gjë tani, por Shqipëria nuk është gati.

Lajmi i mirë është se kjo ka hapur një debat të mirë dhe ka sjellë ndryshime të rëndësishme në metodikën e bisedimeve të anëtarësimit, që në fakt duket se janë të mira edhe për unionin e komisionin. Ndoshta, do ta bëjë procesin shumë më të qartë e të drejtë.

Dimë që djalli fshihet te detajet, e përvoja na ka treguar se për më të vegjlit rregullat nuk janë asnjëherë mjaftueshme të respektuara, ndërsa për të mëdhenjtë e të pasurit ka gjithmonë një rrugë.

Kjo është arsyeja pse në të gjithë këtë situatë të paqartë ajo që ndodhi në konferencën e donatorëve ishte lehtësim i madh se për shqiptarët të qenit në Evropë është më tepër si sa integrimi mekanik në BE”, shtoi kryeministri.