Kryesore Si një resort skish në Austri ndihmoi në përhapjen e koronavirusit në...

Si një resort skish në Austri ndihmoi në përhapjen e koronavirusit në Europë

Henrik Lerfeldt ka kujtime të dashura për Kitzloch, një restorant dhe bar i njohur në vendpushimin dimëror austriak – qytetin Ischgl, ku ai kaloi disa ditë pushime tre javë më parë.

Ky danez 56-vjeçar, i cili foli për CNN nga shtëpia e tij në Kopenhagen, thotë se në Kitzloch, që ndodhet në provincën e Tirolit, ishte ashtu siç duhej të ishte “pas skijimit”: “Shumë njerëz, shumë pije dhe staf të mrekullueshëm gati t’ju shërbejë”.

Ischgl dhe fshatrat përreth saj vizitohen nga rreth gjysmë milioni turistë çdo dimër, duke përfshirë të famshëm si Paris Hilton, Naomi Campbell, Bill Clinton…

Katër ditë pas kthimit në shtëpi, testi i Lerfeldt për infeksionin COVID-19 doli të ishte pozitiv. Ashtu si testi i një prej miqve me të cilin ishte me pushime. Të dy janë një nga qindra njerëz nga të gjitha trevat e Evropës, infeksionet e të cilëve mund të gjurmohen deri në Ischgl, disa direkt në Kitzloch, sipas një raporti nga autoritetet evropiane.

Kitzloch nuk pranoi të komentojë për CNN. Sidoqoftë, pronari Bernhard Zangerl u tha mediave gjermane më 16 mars se punëtorët e tij kishin marrë gjithashtu një virus “nga dikush”, dhe tha se ishte e paturpshme ajo që autoritetet europiane donin të “përhapnin” për kompaninë e tij.

Përveç paralajmërimit zyrtar të qeverisë islandeze në 4 mars se një grup i shtetasve të tyre ishin të infektuar nga qëndrimi në Ischgl, autoritetet lokale lejuan turizmin e skive, përfshirë gjithë argëtimin që shkon me të, për nëntë ditë të tjera, deri në 13 mars, kur fshati u mbyll.

Kur një nga kamerierët doli pozitiv mbi COVID-19, drejtuesit e shëndetit të Tirolit – një vend ku turizmi i skive drejton ekonominë – thanë se “nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar”. CNN kërkoi komente nga Franz Katzgraber, njeriu i parë shëndetësor i Tirolit, por ai gjithashtu nuk pranoi të komentojë.

Nga ana tjetër, Bernhard Tilg, një këshilltar provincial për shëndetin, shkencën dhe kërkimin shkencor, tha se të gjitha masat ishin marrë në kohën e duhur dhe “autoritetet kanë qenë në gjendje të frenojnë përhapjen e vazhdueshme të koronavirusit”.

Sidoqoftë, CNN mëson se shefi epidemiolog i Islandës Thorolfur Gudnason informoi autoritetet austriake në 4 mars se shumë turistë të tyre, të cilët ishin në Austri, kanë dalë pozitivë me COVID-19. Gudnason përdori sistemin zyrtar evropian të paralajmërimit të hershëm. Një ditë më vonë, më 5 mars, Rekjaviku shtoi Ischgl-in në listën e zonave të rrezikut për transmetimin COVID-19, duke e vendosur atë në listë me Kinën, Korenë e Jugut, Italinë dhe Iranin.

Jan Pravsgaard Christensen, një profesor imunologjie nga Kopehnagen, thotë se mesazhi nga Islanda duhej të vinte menjëherë alarmin: “Kjo është aty ku njerëzit janë në kontakt të ngushtë, ka bare, restorante … aty duhej të krijohej një karantinë emergjente”.

Por Tiroli vendosi ndryshe. Qysh në 5 mars, ata thanë se nuk ishte “shumë shans” që infeksioni të kishte arritur në provincë.

Më 7 mars, tre ditë pas alarmit nga Islanda, u konfirmua se një kamerieri 36-vjeçar i Kitzloch ishte me COVID-19; 22 kamerierë hynë në izolim dhe 15 më pas morën teste pozitive … por infeksioni tashmë ishte përhapur.

Qeveria daneze tha se nga 1.400 të infektuar në vend, 298 ishin infektuar në Austri – vetëm 61 në Itali, vendi më i goditur në Evropë dhe vendi me numrin më të madh të vdekjeve nga shkaku i COVID-19.

Në Islandë, tetë u infektuan në Ischgl.

Ekspertët atje ishin të hutuar – se sa njerëz infektohen në një zonë kaq të vogël. Por më pas ata zbuluan arsyen –  një loje popullore ku hidheshin topa nga goja për t’u bërë kosh në gota birre.

Përveç Danimarkës dhe Islandës, Gjermania i lidhi 300 rastet e saj me Ischgl-in, ndërsa Norvegjia tha se 549 raste nga 1.742 mund të lidheshin me Austrinë.