Të jesh në gjendje të krijosh një vizion të korporatës është një ndër aftësitë më të kërkuara te një lider.
Të shihni drejt së ardhmes, ose më mirë të kuptoni se ku po shkoni dhe mbi të gjitha se ku dëshironi të shkoni ka rëndësi strategjike, për çdo kompani, e vogël apo e madhe, që synon të afirmojë praninë e saj në tregun e referimit. Kur pjesëtarët e ekipit besojnë tek vizioni i kompanisë janë më të prirë t’i lidhin vlerat e tyre me vizionin e përbashkët.
Kjo u lejon të zhvillojnë një ndjenjë më të madhe përkatësie dhe i motivon të japin ide dhe mënyra të reja për të arritur objektivat e përcaktuar në biznes.
Ron Ashkenas e Brook Manville, bashkautor të manualit “The Harvard Business Review Leader’s Handbook: Make an Impact, Inspire Your Organization, and Get to the Next Level”, një projekt i Harvard Business School dhe studentëve të saj evidentojnë tre mundësi rritjeje të shndërrimit të një menaxheri në një lider, duke mos qenë domosdoshmërisht një CEO.
Si të bëheni lider duke kontribuar në ndjekjen e vizionit të korporatës
Ja se çfarë mund të bëni sipas Ashkenas e Manville për të ndihmuar në rritjen e kompanisë dhe në të njëjtën kohë të rriteni edhe vetë profesionalisht, duke marrë më shumë përgjegjësi në kohë
1.Ndihmoni CEO-n e kompanisë për të ndryshuar vizionin e kompanisë
Të mbyllur në zyrën e tyre mes llogarive, raporteve, tabelave, CEO-t rrezikojnë të humbin kontaktin e drejtpërdrejtë me ekipin e skuadrës, të cilët janë punësuar për ta shndërruar vizionin e kompanisë në shifra reale. Njohja e pritshmërive, nevojave dhe ideve të së gjithë pjesëtarëve të skuadrës apo të paktën atyre me të cilët keni kontakt të drejtpërdrejtë mund të jetë mjaft e dobishme për të ndihmuar drejtuesit e tjerë të arrijnë, nëpërmjet një vizioni të përbashkët, atë ndjenjë lidhje të nevojshme, për të qenë të gjithë në të njëjtin drejtim. Shprehja e mendimit, të bëheni zëdhënës i mendimeve të ndara me kolegët, do t’u japë mundësi që në sytë e CEO-ve të jeni një pikë strategjike kyçe. Ky është një hap për t’u bërë një menaxher i suksesshëm.
2.Përkthejeni vizionin e korporatës në diçka të rëndësishme për ekipin
Vizioni, siç thotë edhe vetë fjala, është diçka abstrakte, një ide e së ardhmes që duhet të materializohet pak nga pak në rrugëtimin e së tashmes. Detyra e një menaxheri të zoti me cilësi leadershipi është ta përkthejë atë vizion në veprime konkrete. Propozimi i ideve të reja dhe nxitja e ekipit të punës në kërkim të zgjidhjeve gjithnjë e më inovative në linjë me vizionin e korporatës do ta shndërrojë menaxherin në një lider.
3.Ndani vizionin tuaj të korporatës
Jo të gjitha vizionet e një kompanie vijnë nga lart. Ndonjëherë intuitat që ndryshojnë të ardhmen e kompanive lindin nga ata që kryejnë funksione operacionale. Nevoja për inovacion të vazhdueshëm mund t’ju japë mundësinë për të promovuar ide të reja, që mund të përfaqësojnë potencialin për një rritje më të madhe dhe një ridimensionim të kompanisë.
Të bëhesh një lider do të thotë të zhvillosh edhe mundësinë për të shkuar përtej asaj që ju ngarkohet nga nivelet e larta, të eksperimentosh, të guxosh, të krijosh, të dish të shohësh drejt së ardhmes, edhe pse nuk jeni të ulur në karrigen e CEO-s.