Politika Kryemadhi: Sot të gjithë shqiptarët kanë dalë në shesh

Kryemadhi: Sot të gjithë shqiptarët kanë dalë në shesh

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka folur për media gjatë rrugës për të ju bashkuar mijëra shqiptarëve në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’

Sipas Kryemadhit, nëse 16 shkurti quhej protesta më e madhe e bërë nga opozita ndonjëherë, 16 marsi dyfishimi i saj.

“Sot mjafton të shikosh se si rrugët e Tiranës janë të mbushura dhe buçasin nga njerëzit, nga qytetarët.

Mjafton të shikosh se si rrugët hyrëse të Tiranës kanë pjesëmarrje të jashtëzakonshme dhe mjafton të dëgjosh se si taksidarët apo kamzhikët e Edi Ramës gjobisin autobuzat, furgonët me gjoba marramendëse, kur sot shqiptarët nuk kanë bukë të hanë.

Nëse 16 shkurti quhej protesta më e madhe e bërë nga opozita ndonjëherë, 16 marsi dyfishimi i saj. Sot mjafton të shikosh se si rrugët e Tiranës janë të mbushura dhe buçasin nga njerëzit, nga qytetarët. Mjafton të shikosh se si rrugët hyrëse të Tiranës kanë pjesëmarrje të jashtëzakonshme dhe mjafton të dëgjosh se si taksidarët apo kamzhikët e Edi Ramës gjobisin autobuzat, furgonët me gjoba marramendëse, kur sot shqiptarët nuk kanë bukë të hanë.

Pra edhe ajo që ia kërkon të bëjë. Tregon frikën, tregon fundin. Çdo dhunë, çdo kërcënim, çdo shantazh, çdo mjet që përdor sot qeveria në ikje, e një Kryeministri në ikje tashmë dhe të mbaruar, nuk tregon gjë tjetër veçse rënie, tregon fundin dhe sa më shumë e zgjat, ai zgjat vuajtjen e qytetarëve të vendit të tij.

Kjo tregon se hirësia e tij për njerëzit dhe vendin ka marrë fund”, tha mes të tjerave Kryemadhi.