Zakonisht tek të gjithë njerëzit, si te femrat dhe te meshkujt, rrudhat e para që shfaqen janë në fytyrë dhe kryesisht në zonën rreth buzëve dhe syve. Ekspozimi i tepërt në diell, mungesa e gjumit, pirja e duhanit, janë disa faktorë që përshpejtojnë procesin e shfaqjes së rrudhave.
Disa mënyra sit ë shmangni rrudhat poshtë syve
Farërat dhe arrat janë ushqime të me minerale të bollshme, vitamina dhe lëndë ushqyese. Nëse nuk jeni duke ngrënë mjaftueshëm nga këto, atëherë është koha t’i shtoni në konsumin tuaj të përditshëm. Teksa plakemi, lëkura natyrisht humbet fortësinë dhe elasticitetin e saj.
E bardha e vezës ka efekt lifting dhe aplikimi i saj në fytyre redukton në kohë dhe sheshon rrudhat e reja. Vaji i kokosit është i pasur në vitaminë E, shumë e rëndësishme për shëndetin e lëkurës. Lyeni pak zonën rreth syve në mbrëmje e në mëngjes do të shihni që çehrja juaj do të jetë më e gjallë.
Një burim i madh i yndyrave të shëndetshme është padyshim avokado. Avokado është e pasur me vitaminë E, ushqyese ndaj lëkurës, e cila jo vetëm që ndihmon në reduktimin e plagëve dhe dëmtimeve, por gjithashtu lufton radikalët e lirë, duke parandaluar kështu formimin e rrudhave.
Vaji i ullirit gjithashtu mund të luajë një rol të rëndësishëm në parandalimin e plakjes së parakohshme, pasi është i lartë në yndyrna dhe kjo e lejon atë për të mbajtur lëkurën të hidratuar, duke parandaluar krijimin e rrudhave tek lëkurat e thata.
Qumështi mund të përdoret për t’i reduktuar rrudhat e shkurta rreth syve. Qumështi përmban acid glikolik, që ndihmon në qërimin e qelizave të vdekura të lëkurës dhe nxitë prodhimin e kolagjenit në lëkurë. Filloni që të pini rregullisht qumësht për të pasur lëkurë të shëndetshme. Zhyteni një pecetë të pastër në qumësht dhe vendoseni atë në zonën e prekur të lëkurës. Lëreni që të qëndrojë 10 minuta e më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të ftohtë. Përsëriteni procesin dy herë në javë.