Bota Gjobë 572 mln dollarë/ Penalizimi për kompaninë Johnson & Johnson

Gjobë 572 mln dollarë/ Penalizimi për kompaninë Johnson & Johnson

Një promocion agresiv qetësuesish prej opioidi që ka shkaktuar një epidemi varësie.

Ky është dënimi sipas të cilit shumëkombëshja farmaceutike amerikane, Johnson & Johnson duhet të paguajë një dëmshpërblim prej 572 milionë dollarësh. Sipas një gjykatësi të Oklahomës, J&J ka bërë një fushatë cinike dhe mashtruese të larjes së trurit për t’i shitur opioidet si droga magjike.

Johnson & Johnson, është kompania e parë farmaceutike që gjykohet për krizën e varësisë nga opioidet në Shtetet e Bashkuara, që vetëm në 2017-n i ka marrë jetën mbi 70 mijë personave si pasojë e overdozave. Gjykata e Oklahomës kishte si qëllim rekuperimin e kostove të kurave, të cilave i është nënshtruar një gjeneratë e tërë toksikodipendentësh, të prekur nga kriza, për një total prej 17 miliardë dollarësh. Por, shifra në fund, ka qenë e ndryshme.

Pas lajmit për dënimin, Johnson & Johnson sidoqoftë ka fituar 4 përqind në bursa pasi pritej një dënim shumë më i ashpër. Sidoqoftë, kompania ka bërë të ditur se do ta apelojë vendimin. Ilacvet që kanë gjeneruar një varësi të tillë, janë qetësues; nucynta dhe duragesic, të shitur mes viteve 2000-2015. Dy importues të rëndësishëm, amerikania Purdue Pharma dhe izraelitja Teva, kanë arritur një marrëveshje me shtetin e Oklahomës për të paguar 270 milionë dhe 85 milionë dollarë, respektivisht.