Edhe çiftet që kanë marrëdhënien më të mirë dhe të shëndetshme, ndonjëherë pësojnë venitje në raport me njëri tjetrin. Trapistët e martesës ndajnë disa këshilla për nxitjen e një marrëdhënieje më të ngrohtë në këtë periudhë festash..
I dhuroni njëri-tjetrit më të mirën e kohës suaj, koha është ajo për të cilën të gjithë kanë nevojë.
Ekziston një dallim i madh midis kohës dhe asaj që ju ia jepni partnerit tuaj pas një dite të lodhshme në punë. “Këtë vit, krijoni një pikë për të krijuar hapësirë dhe synimin për kohë cilësore së bashku. Të kaloni kohë së bashku është shumë e rëndësishme për marrëdhënien e nje çifti. Të gjitha çiftet që kanë kaluar një periudhë të ngarkuar me punë, angazhime, duhet të lënë anash gjithçka dhe të mendojnë për atë që është mjaft e rëndësishme në jetën e dy njerëzve, një marrëdhënie të mirë ”, tha Talia Wagner, trapiste e martesave në Los Anxhelos. “Jepini njëri-tjetrit vëmendjen tuaj të pandashme, mund të organizoni diçka së bashku, një film, një shëtitje, të përgatisni darken, kjo do të lumturojë partnerin tuaj.”, ka thënë ajo.
Si mund t’ju ndihmoj të arrini ëndrrat tuaja apo qëllimet tuaja?
“ Personi më i afërt i partnerit tuaj jeni pikërisht ju, kështu që është shumë e domosdoshme vëreni me kujdes kur ai ka nevojë për ndihmën tuaj. Shpesh herë çiftet nuk venë re situatën dhe kohën kur duhet t’i qëndrojnë pranë dhe t’i ofrojnë ndihmë partnerit të tyre. Partneri duhet të krijojë një ritual tremujor në të cilën pyet se cilat janë qëllimet e tyre aktuale të karrierës apo aspiratat.
Pyesni partnerin se çfarë mund të bëni për ta ndihmuar që të arrijë qëllimin që ka”, tha Laura Heck, një trapiste e martesave në Solt-Lejk-Siti. “Kur partneri juaj është në një situatë të vështirë, dhe ju i ofroni mbështetje, ju nuk do të dukeni vetëm si një person i dashur përballë tij, por edhe i vlerësuar. Këto janë të nevojshme për një marrëdhënie të lumtur. Qëndroni aktivë në marrëdhënien tuaj, flisni me partnerin për gjërat që ju shqetësojnë dhe reflektoni me veten për të siguruar që të dy jeni ende të lumtur dhe të kënaqur” thotë ajo.
“Në disa raste, mund të duhet të flasësh për atë që nuk është e drejtë”, thotë Pease Gadoua, një tjetër trapiste martesash. “Kjo mund të jetë sfiduese, por është një aftësi e mirë për ju që mund të mësoni shumë nga mënyra se si ai ose ajo reagon ndaj ndjenjave tuaja”.
Çfarëdo që të jetë, zgjidhni të shmangni disa gjëra
“Zgjidhni çfarë duhet të ndryshoni, dhe më pas angazhohuni për ta bërë atë ndryshim”, tha Winifred Reilly, një këshillues martesash në Berkeley të Kalifornisë. “Mund t’i thuash që ke zgjedhur të bësh diçka, ose ndonjë fjalë të vetme, që paralajmëron se po mendon të bësh ndonjë ndryshim, kjo mund të të shërbejë edhe për të parë se si reagon ai.
Rëndësia e një marrëdhënie.“Gjithmonë duhet të keni parasysh që sa e rëndësishme është marrëdhënia me partnerin tuaj, është e domosdoshme që në disa raste ju t’i jepni rendësi parësore marrëdhënies që keni. Nuk po themi të lini mënjanë, punën apo familjen, por kur partneri ka nevojë për ju, duhet të jeni gjithmonë aty, nuk duhet ta kaloni në çështje dytësore.” tha Becky Whetstone, një terapist familjar në Little Rock, Arkansas.
“Një nga ankesat më të mëdha që dëgjoj në zyrën time është mungesa e vëmendjes ndaj marrëdhënies” tha ajo. “Shumë njerëz mendojnë se mund ta vendosin romanin e tyre në një raft dhe të përqendrohen në fusha të tjera të jetës së tyre. Unë absolutisht siguroj çiftet se nëse ata nuk e vënë marrëdhënien e tyre në krye të listës së tyre të prioriteteve, gjërat do të fillojnë të përkeqësohen “.