Instagram po teston një mënyrë të re për njerëzit që të rimarrin llogaritë e tyre në qoftë se atyre u është hakuar adresa. Aktualisht përdoruesve që u është mbyllur llogaria duhet të verifikojnë me email specifikë në ekipin e sigurimit të Instagram-it përpara se përdoruesi të ketë qasje sërish.
Fillimisht përdoruesit paraqesin informacionin e kontaktit të lidhur me llogarinë dhe më pas marrin një kod hyrjeje. Kjo do të funksionojë edhe nëse llogaria është hakuar dhe detajet janë ndryshuar. Një nga mënyrat në të cilat platforma aktualisht pranon verifikimin është në formën e një fotografi të postës elektronike të mbajtësit të llogarisë që mban një copë letre me një kod të shkruar në të.
Instagram në pronësi të Facebook njoftoi gjithashtu se kërkon edhe një emër të një përdoruesi tjetër që duhet ta shtoni në listën e informacioneve të llogarisë tuaj, i cili mund të konstaktohet nëse llogaria është hakuar