25 të infektuar të rinj me Covid-19 u zbuluan në 24 orët e fundit, në vetëm dy qytete: Krujë dhe Laç.
Që prej 9 marsit kur u zbuluan të infektuarit e parë në vend, sot është dita e parë që në Tiranë nuk shënohet asnjë i infektuar i ri.
Tirana ka 253 të infektuar, ose sa 42 për qind e të gjithë të infektuarve.
Të infektuarit e 24 orëve të fundit janë:
17 në Krujë, duke e çuar totalin në 40,
8 në Kurbin, duke e çuar totalin në 27.
Të gjithë të infektuarit e rinj kanë lidhje me fasonerinë në Krujë: ata janë ose punonjës të fasonerisë, ose familjarë të tyre.
Fasoneria në Krujë, ka qëndruar hapur deri më 15 prill. Në të punojnë kryesisht gra nga Kruja dhe Laçi.
Kurbini deri më 17 prill, nuk kishte asnjë të infektuar dhe brenda pak ditës ka 27 të infektuar.
Ndërsa Kruja deri më 17 prill, kishte vetëm një vatër familjare me 7 të infektuar, shumica prej tyre të shëruar. Ndërsa tani ka 40 të infektuar.
ISHP po vazhdon gjurmimin epidemiologjik intensive në këto dy qytete, që në pak ditë janë kthyer në vatra të rrezikshme të infeksionit.