Aktualitet Mes të infektuarve në Shqipëri, edhe një gazetar

Mes të infektuarve në Shqipëri, edhe një gazetar

Foto ilustruese

Covid 19 prek edhe median. Gazetarët të vendosur prej fillimit të pandemisë në terren nuk kanë mundur ti shpëtojnë virusit.

Lajmi i një gazetari të infektuar, në Shqipëri është konfirmuar nga drejtoresha e ISHP-së Albana Fico, gjatë konferencës për shtyp.

Fico sqaroi se gazetari është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është izoluar në shtëpi.

Ai po monitorohet nga mjeku i familjes.

Identiteti, për arsye etike, nuk bëhet i ditur.