Nga kjo e mërkurë, sigurinë në aeroport do ta marrrë përsipër komisariati i policisë së Rinasit.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu në një konferencë për shtyp nga Rinasi u shpreh:
“Shefi i komisariatit të policisë së Rinasit krahas detyrave funksionale që do të ketë për kontrollin e menaxhimit të kufirit merr edhe përgjegjësinë e drejtimit, menaxhimit, kontrollit dhe bashkëpunimit me kompaninë e sigurisë në aeroport për të bërë të mundur kthimin e sigurisë në ato parametra që kërkojnë qytetarët por edhe standardi i Aviacionit Civil”.