Sport Europiani i peshëngritjes, Qerimaj medalje bronzi dhe rekord kombëtar

Europiani i peshëngritjes, Qerimaj medalje bronzi dhe rekord kombëtar

Pas suksesit të jashtëzakonshëm të një dite më parë të Briken Caljës, sot ishte radha e Erkand Qerimajt të ngjitej në pedanën e Europianit që po zhvillohet në Gjeorgji.

Peshëngritësi nga Shkodra garoi në baterinë B, ku në stilin e shkëputjes vendosi rekord kombëtar me 159 kilogramë të ngritura, ndërsa në shtytje realizoi provën e saktë me 188 kilogramë, ndërsa provoi për medalje 193 dhe 194 kilogramë, por nuk ia arriti.

“Disa probleme teknike na vonuan nxemjen. Nuk arritëm t’i nxirrnim maksimumin provuam”, shkroi pak pas garës në rrjetet sociale peshëngritësi.

Megjithatë, edhe pse nga bateria A, Qerimaj arriti të rrëmbejë medaljen e bronzit në stilin e shkëputjes.