Politika Situata me koronavirusin, reagon edhe ambasada amerikane

Situata me koronavirusin, reagon edhe ambasada amerikane

Ambasada amerikane në Tiranë në një deklaratë për shtyp thotë që të gjithë duhet të jenë të bashkuar në luftën kundër koronavirusit.

Ambasada shprehet se të gjithë liderët shqiptarë kanë pranuar se kjo është një kohë për qetësi, dhe përgjegjshmëri nga ana e publikut, por edhe e liderëve.

“Ambasada do të ndjekë të gjitha rekomandimet e OBSH-së për mbrojtjen bazike kundër COVID-19, duke përfshirë distancën dhe duke rritur masat personale të higjienës si larja e shpeshtë e duarve. Ne do të vazhdojmë të mbështesim përpjekjet e Qeverisë së Shqipërisë për të udhëhequr përgjigjen e koordinuar dhe transparente kundër COVID-19 që do ta mbajë të gjithë popullin e Shqipërisë të shëndetshëm, të sigurt dhe sa më të informuar”, thuhet në një deklaratë