Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i shoqëruar nga Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu rreth orës 17:00 të pasdites së sotme kanë mbërritur në qytetin e Shkodrës.
Lleshaj dhe Veliu po zhvillojnë një takim në Prefekturën e kryeqendrës së veriut, ndërsa referuar situatës në Shkodër, temë e diskutimit mendohet se janë ngjarjet e fundit dhe koordinimi mes institucioneve për të zbuluar autorët e vrasjeve.
Vizita blic vjen disa orë pasi disa persona me synimin për të ndërhyrë në formacion kanë kërcënuar dhe po bëjnë presion ndaj administratorit të ekipit të futbollit të Vllaznisë, Suad Lici, drejtorit teknik Engin Firat si dhe trajnerit Agim Canaj.
Pas vrasjes së dy vëllezërve Bilali, Veliu shkarkoi nga detyra drejtorin dhe zv/ drejtorin e Drejtorisë së Shkodrës duke dërguar Niko Brahimajn. Që pas këtyre dy vrasjeve, kjo është hera e tretë që Lleshaj dhe Veliu vizitojnë Shkodrën.