Për kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zgjedhjet e 25 Prillit vendosin “nëse Shqipëria do të ndryshojë dhe do të anëtarësohet në BE-së ose do të vazhdojë nën qeverisjen e Ramës, por me më shumë dështime”.
Kreu i opozitës ka komentuar edhe situatën në aeroportin e Rinasit. Ai thotë se bllokimi i fluturimeve në Rinas është dështimi i radhës i Ramës.
“Këto janë zgjedhjet më të rëndësishme në historinë e Shqipërisë. Këto zgjedhje do të vendosin nëse do të ndryshojmë dhe anëtarësohemi në BE ose do të vazhdojmë me Ramën për akoma dhe më shumë dështime. Edhe ajo që po ndodh me aeroportin e Rinasit është dështimi i radhës i një njeriu që i ka vendosur interesat e tij mbi interesat e çdo shqiptari. Ndryshimi është në duart tuaja, është në votat tuaja”, shkruan Basha në Facebook.
Në fund kreu i demokratëve thotë se sheh ngazëllim të qytetarëve kudo që shkon: “Le të sjellim së bashku fitoren më të madhe në historinë e Shqipërisë! Le të arrijmë një të ardhme më të mirë për të gjithë ne”.