Në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” ka ardhur një video, në të cilën shfaqet Kryetari i Gjykatës së Kukësit, Isuf Shehu, duke dhunuar fizikisht avokaten Aurora Guska.
Në pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë mund të shihet Shehu sëbashku me Guskën që afrohen tek hyrja e gjykatës.
Ata ndalojnë para hyrjes dhe Kryetari i Gjykatës e godet avokaten në fytyrë duke e hedhur tutje.
Pasi bie përtokë, avokatja ngrihet dhe e ndjek nga pas.