Pritet që nesër të merret një vendim i madh në Bulevard para kryeministrisë.
Vetë Basha nuk e specifikoi, por burime mjaft të rezervuara, shumë afër kryetarit të PD-së, thane per Ora News se mund të shkohet drejt një skenari për të qëndruar në shesh për shumë orë.
Pas fjalimeve politike, fjalimi i fundit do të jetë i Bashës, kryetari i PD-së do tu kërkojë protestuesve të qëndrojnë në shesh dhe të mos largohen deri kur të plotësohet kauza për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Kjo sipas burimeve të PD-së mund të arrihet vetëm duke ushtruar presion dhe protestuar derisa kryeministri Rama të pranojë një qeveri teknike, e cila do të përgatisë zgjedhjet.
Këto burime janë mjaft të rezervuara pasi kryetari i PD-së ka një ditë mjaft intesive. Ka takuar aleatët po takon drejtuesit e degëve dhe strukturave të PD-së. Gjithashtu ka një komunik mjaft intensiv me të gjithë grupet organizative të protestës. Këto takime do të vazhdojnë edhe gjatë pasdites së sotme.
Është parashikuar një listë me 10 folës, dhe mes tyre kryetari i PD-së. Nga burimet mësuamse pjesë e diskutimeve do të jenë artistë dhe njerëz të angazhuar në shoqërinë civile.
I vetmi zë politik do të jetë kreu i PD-së Lulzim Basha.
Deputetët në qarqe po shpërndahen në zonat ku janë caktuar për të organizuar autobusët që do të sjellin protestuesit në Tiranë.