Në kundërshtim të plotë me Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, partia e udhëheqësit Skocez Nicola Sturgeon premton referendumin e dytë të pavarësisë pas pandemisë
Kryeministrja skoceze Nicola Sturgeon ka ringritur çështjen e referendumit të ri të pavarësisë duke kërcënuar homologun anglez, Johnson.
Ajo ka thënë se nëse partia e saj do fitojë zgjedhjet e majit, atëherë do bëjë referendum të ri për pavarësinë e vendit nga Britania e Madhe, pavarësisht se Boris Johnson ka thënë se ai nuk duhet të zhvillohet të paktën deri në vitin 2055.
Sturgeon e krahasoi kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, me njërresht nga poema ‘To a Mouse’, rreth një miu të frikësuar, nga poeti kombëtar i Skocisë Robert Burns – gjatë një interviste me BBC të Dielën.
Udhëheqësja skoceze gjithashtu akuzoi Johnson se ishte “i frikësuar nga demokracia” duke kundërshtuar një tjetër referendum skocez të paktën deri në vitin 2055 – pak më shumë se 40 vjet pas referendumit të fundit në 2014, kur një shumicë prej 55 përqind e Skocezëve votuan kundër pavarësisë.
“Sondazhet tani tregojnë se një shumicë e njerëzve në Skoci duan pavarësi”, deklaroi Sturgeon, duke shtuar, “Nëse SNP fiton zgjedhjet skoceze brenda disa muajsh ne do dalim me një propozim për t’i dhënë njerëzve mundësinë e referendumit”.