Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka treguar edhe njëherë formën e mirë fizike që disponon në ndeshjen tradicionale të hokeit që u zhvilluar sërish në “Sheshin e Kuq” në Moskë.
Ekipi i kreut të Rusisë, fitoi me rezultatin 8-5 përballë kundërshtarëve dhe presidenti i vendit shënoi më shumë se gjysmat e golave.
Skuadra e Putin ishte e veshur me fanella të kuqe dhe përbëhej nga ministra të rëndësishëm, ndërsa skuadra kundërshtare ishte me të bardha dhe kishte në organikë po ashtu ministra, biznesmenë dhe artistë.
Sipas agjencisë së lajmeve TASS, Putin ka shënuar gjysmën e golave për ekipin e tij.
Edhe vitin e shkuar presidenti Putin shënoi golin e avantazhit për ekipin e tij në fitoren 14-10 ndaj rivalëve në fushë.
Putin ka luajtur në çdo ndeshje tradicionale, që nga viti 2014, duke shënuar 27 gola në vetëm pesë ndeshje.