Filozofi Slavoj Zizek është shprehur se koronavirusi po sjell “vdekjen” e kapitalizmit dhe një mundësi për të rikrijuar shoqërinë.
Zizek mendon se epidemia Covid-19 është “një shenjë” se shoqëria njerëzore nuk mund të vazhdojë të bëjë siç ka bërë deri më tani dhe, një ndryshim rrënjësor i saj është i nevojshëm.
“Ndoshta një virus tjetër ideologjik dhe shumë më i dobishëm do të përhapet në botë dhe ne shpresojmë të na infektojë. Një virus që krijon një shoqëri alternative, një shoqëri përtej shtetit-komb, një shoqëri që angazhon veten në modelet e solidaritetit dhe bashkëpunimit global”, tha ai.
Zizek thekson se ndërsa paniku mbi koronavirusin përhapet, ne duhet të bëjmë zgjedhjen përfundimtare: ose zbatojmë logjikën më brutale të mbijetesës së më të fortit, ose flasim për një komunizëm global.
Sipas tij, ky kolaps ekonomik është për shkak të faktit se ekonomia bazohet thelbësisht në konsumin dhe në kërkimin e vlerave të promovuara nga vizioni kapitalist, siç është pasuria materiale.
Ai, thekson se nuk duhet të jetë kështu, pra, s’duhet të ketë një tirani të tregut.
Për më tepër, shprehet ai, është e nevojshme për të reflektuar në lidhje me një fakt të trishtuar; ne kemi nevojë për një katastrofë për të rishikuar karakteristikat themelore të shoqërisë në të cilën jetojmë.
Ai është i bindur se nga kjo gjendje e krijuar do të dalin vlera të reja, ndërsa do të triumfojë rëndësia e komunitetit, bashkëjetesa dhe intimiteti.