Bota Europa nën “kthetrat” e koronavirusit, të dhënat e fundit nga vendet më...

Europa nën “kthetrat” e koronavirusit, të dhënat e fundit nga vendet më të mëdha të kontinentit

Koronavirusi mund të konsiderohet fare mirë se tashmë ka një vatër të re dhe ajo është Europa. Vendet më të mëdha europiane janë duke “lënguar” rëndë nga ky virus, i cili iu ka marrë jetën qindra personave.

Kanë pësuar një rritje të ndjeshme numri i personave të prekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Gjermani.

Sipas të dhënave nga Instituti për Sëmundjet Infektive, “Robert Koch”, personat e infektuar nga virusi Covid u shtuan me 2705 në një ditë, duke e çuar në mbi 16 mijë numrin në total.

Aktualisht në Gjermani raportohen 47 viktima nga ky virus, me një rritje prej 16 personash në 24 orët e fundit.

Në Holandë, numri i personave të prekur në një ditë u rrit me 637, duke e çuar në 3631 totalin, ndërsa 30 persona humbën jetën. Sipas autoriteteve holandeze në total kanë vdekur 136 persona nga mosha 63 deri në 95 vjeçare.

Franca ashtu si vendet e tjera të Europës nuk i mori seriozisht kërcënimet që paralajmëronte koronavirusi në Kinë dhe masat shtrënguese në këtë vend u morën shumë vonë.

Deri tani në vendin e Marsejezës regjistrohen 450 viktima dhe mbi 12 mijë të prekur.

Ndërkohë që situate paraqitet akoma më e rënduar në Itali dhe Spanjë ku nga autoritetet në këto vende raportohet se tashmë nuk ka më vende për të sëmurët në spitale.