Socialistët spanjollë dhe partia e ekstremit të majtë Podemos arritën marrëveshjen për krijimin e koalicion qeveritar që do të drejtojë vendin për 4 vitet e ardhshme.
Kjo marrëveshjes mes dy partive, të cilat kishin refuzuar më parë të bashkëpunonin mes tyre pritet të diskutohet dhe më tej për detajet dhe postet që do të ndahen në kabinet.
Zgjedhjet e së dielës e ndanë dhe më tej parlamentin e Spanjës, me socialistët që fituan, por që ishin larg mazhorancës për krijimin e qeverisë. Partisë së Sanchez do t’i duhet dhe një aleat tjetër në qeveri pasi së bashku me Podemos sigurojnë 155 vende në parlamentin me 350 ulëse.
“Kjo është një marrëveshje për 4 vjet”, deklaroi kryeministri Pedro Sanchez pas firmosjes së paktit me liderin e Podemos, Pablo Iglesias. Ai shtoi se do të nisë menjëherë përpjekjet për gjetjen e një aleati tjetër që do t’iu bashkohet në qeverisje.