Emisionet televizive gjatë mbrëmjes të së enjtes janë kthyer në një arenë përplasjesh për të fituar audiencën.
Sokol Balla ka bërë diferencën mbrëmjen e djeshme duke lënë pas emisionet e kolegëve Ylli Rakipi dhe Blendi Fevziu.
Referuar të dhënave të matësve të audiencës, Real Story është pozicionuar në vend të parë duke e mbajtur këtë vend gjatë të gjithë fashës së orarit.
Balla kishte ftuar kryeministrin Edi Rama i cili ishte përballë një paneli gazetarësh duke komentuar çështjen e negociatave me Greqinë dhe veçanërisht për kufirin detar.
Ndërkohë në vend të dytë u pozicionua Top Channel me emisionin e Ylli Rakipit që kishte ftuar në përballje dy konkurrentët për president të federatës së futbollit.
Në vend të tretë u pozicionua Tv Klan dhe Blendi Fevziu, të cilët kanë pasur një rënie të ndjeshme të audiencës së emisionit ditën e enjte.