Sonila Meço u shpreh se nëse opozita qëndron vetëm tek thirrja “Rama ik”, është e pakuptimtë pas 30 qershorit.
“Ka një tejlodhje të elektoratit në përgjithësi, por edhe të atyre që i shkojnë pas forcave politike.
Ne shkuam drejt 30 qershorit me idenë që nuk do të bëhej. PD dhe LSI ishin të vendosur.
Pas saj të qëndrosh vetëm me konceptin “Rama ik”, për mua nuk ka kuptim. Opozita ka nxjerrë mësimet.
Nga ky moment e tutje opozita duhet të jetë alternativa qeverisëse. Duhet të konturojë jo vetëm idenë se si duhet të ikë Edi Rama.
Kam vënë re në opozitat shqiptare, që e kanë pasur defekt, ka qenë shumë e vështirë krijimi i një qeverie hije.
Do të thotë që sot të vendosësh gishtin se kush mund të jetë ministër ekonomie, arsimi etj.
Sot tek opozita nuk e bën dot këtë. Dhe në sjelljen e publikut e shndërron dëshpërimin në një fije shprese, prit se ka edhe një alternativë”, tha ajo.