Kryesore Protesta e opozitës, Rama citon mjeshtrin e “Artit të Luftës”

Protesta e opozitës, Rama citon mjeshtrin e “Artit të Luftës”

Kryeministri Edi Rama pas protestës së opozitës ka bërë një reagim në rrjetet sociale.

Me anë një të shprehje të Sun Tzu, kreu i qeverisë shkruan: “Fituesit fillimisht fitojnë, pastaj nisen në betejë. Ndërsa humbësit nisen njëherë dhe më pas rreken të fitojnë”.

Por kush ka qenë Sun Tzu?

Sun Tzu pa dyshim është një nga strategët ushtarakë kinezë më të famshëm në histori, kryesisht i njohur për “Arti i Luftës”, një traktat mbi strategjinë ushtarake.

Kjo vepër la trashëgiminë e tij një figurë legjendare në historinë e ushtrisë kineze dhe vazhdon të ketë një impakt domethënës në historinë dhe kulturën globale.

Gjenerali kinez jetoi në shekullin e 4-t para lindjes së Krishtit. Nga historia dihet shumë pak për aktet heroike në luftë të Sun Tzu-it, por kaq i pasionuar ka qenë pas luftës, sa ka shkruar “Arti i luftës”, libri i strategjive të luftës më i mirë që është shkruar ndonjëherë. Ky libër i hershëm është kthyer në manualin e shumë prej taktikave të luftës moderne.

Mësimet: Këshillat e “Arti i luftës” për manovrimin e ushtrive të mëdha dhe taktikat e shumta janë përdorur nga kushdo, që nga Mao Zedung deri tek Napoleoni, si dhe në fushën e biznesit të epokës moderne nga shumë sipërmarrës të suksesshëm. Citati i luftës: “Nëse i njihni armiqtë dhe e njihni veten, nuk do të rrezikoni as një 100 beteja”.