Sport Sormani rikthehet tek Partizani? Firma që mungon…

Sormani rikthehet tek Partizani? Firma që mungon…

Partizani nuk ka pritur shumë për të gjetur trajnerin e ri. Në drejtim të skuadrës duket se do të rikthehet Adolfo Sormani.

Deri pak ditë më parë, kishte zëra se të kuqtë po kërkonin një trajner shqiptar, drejtuesit e skuadrës i kanë kthyer sytë nga e kaluara.

Adolfo Sormani ishte trajner i të kuqve në sezonin 2016-17, duke arritur deri në fazën e play off të Europa League.

Raportohet se mes tij dhe klubit tratativat janë intensive për të arritur një akord të volitshëm për të dy palët në sa më pak kohë në mënyrë që trajneri të ketë mundësi të njohë ekipin dhe nëse do të jetë e nevojshme të bëjë ndryshimet e duhura në merkaton e janarit por edhe në fazën përgatitore.

Deri më tani ende nuk ka firmë në kontratë, pasi sikurse trajneri edhe klubi do të tregohen të kujdesshëm për të arritur një marrëveshje sa më të kënaqshme për të dy palët

Deri në mars të viti të shkuar, 53-vjeçari Sormani drejtoi danezët e Veljes, skuadër tek e cila mori me nga Partizani Ylber Ramadanin.