Aktualitet Sot, vendimi për Tahirin. Fanset e ish-ministrit në gjykatë (FOTO)

Sot, vendimi për Tahirin. Fanset e ish-ministrit në gjykatë (FOTO)

Sot do të zhvillohet seanca për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Kjo seancë u shty gjatë javës së kaluar dhe ka të njëjtin objekt: kundërshtimin e ish-ministrit, i cili refuzon zgjatjen e afateve hetimore, pasi, sipas tij, prokuroria po i bën këto veprime qëllimisht.

Vendimi do të jepet në orën 13:00, por fanset e Saimir Tahirit janë paraqitur në Gjykatën e Krimeve të Rënda me bluza të stampuara me portretin e Tahirit.