Kryesore Puthje, duartrokitje dhe rrëshqitje… Fotot më interesante të javës që lamë pas

Puthje, duartrokitje dhe rrëshqitje… Fotot më interesante të javës që lamë pas

Puthje, duartrokitje dhe rrëshqitje… Fotot më interesante të javës që lamë pas

Ushtarë ukrainas luajnë në piano në një shtëpi të shkatërruar pranë frontit të luftës në Donetsk. FOTO: REUTERS
Një polic përgatitet të ekzekutojë dy të rinj të dënuar për përdhunimin dhe vrasjen e një djali 12-vjeçar në Jemen. FOTO: REUTERS
Kujdestari i kafshëve luan me dy luanë në një shtëpi në periferi të qytetit Peshawar, Pakistan. FOTO: REUTERS
Kryeministrja britanike Theresa May në një konferencë për shtyp në selinë qendrore të Këshillit Europian në Bruksel, Belgjikë. FOTO: REUTERS
Papa Françesku dhe Imami i Xhamisë Al-Azhar Sheikh Ahmed al-Tayeb puthen pas firmosjes së një dokumenti për luftimin e ekstremizmit gjatë një takimi ndërfetar në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe. FOTO: REUTERS
Fluturim me balonë mbi alpet austriake. FOTO: AP
Kryetarja demokrate e Kongresit, Nancy Pelosi, duartroket Presidentin Donald Trump gjatë fjalimit mbi gjendjen e kombit. FOTO: REUTERS
Dielli shkëlqen mbi alpet bavareze të mbuluara nga bora. FOTO: AFP
Ish-trajneri i Manchester United Jose Mourinho rrëshqet në akull gjatë pjesëmarrjes në një ndeshje hokej në Rusi. FOTO: AP
Një portret gjigant në kujtim të Emiliano Sala, në stadiumin “Beaujoire” të Nantes. FOTO: AFP
Një punëtor pastron borën pranë statujës së Vladimir Lenin në një pyll në periferi të Shën Pjetërburgut. FOTO: AP