Aktualitet SPAK, skadon afati, Ibrahimi: Numri i kënaqshëm, duke parë skepticizmin

SPAK, skadon afati, Ibrahimi: Numri i kënaqshëm, duke parë skepticizmin

Në ambientet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, kryetari i saj Gent Ibrahimi komentoi për A2 CNN mbylljen e afateve për kandidaturat e SPAK. Pritshmëritë sipas tij janë të justifikueshme, për atë që Ibrahimi cilëson “si materializimin më të spikatur të reformës në drejtësi”.

Numri i kandidaturave, 27, cilësohet nga Ibrahimi si “i kënaqshëm, duke parë skepticizmin që gjykatësit dhe prokurorët ndajnë për reformën ne drejtësi”.

Kreu i KLP rikujtoi që janë hapur 15 vende vakante, shpreson që me aplikimet e ardhura të mbushen të gjitha vendet, edhe pse kujton që “ procesi mund të fillojë edhe me 10 anëtare”.

Përzgjedhja e tyre do të jetë volumizoze, dhe do të përfshijë një metodë vlerësimi për kandidaturat, kur çdo kandidat do të vlerësoj së paku 10 dosje, “në mënyre që të kuptojmë aftësitë e tyre në hetim, vendosmërinë, integritetin”.

Është një proces që “do të zgjas disa muaj”, sipas Ibrahimit, ne mënyrë që të gjithë të dinë me çfarë kritere do të vlerësohen.