Aktualitet SPAK thërret Petro Koçin për të dëshmuar, denoncoi përfshirjen e krimit në...

SPAK thërret Petro Koçin për të dëshmuar, denoncoi përfshirjen e krimit në tenderët e Fierit

Zv. ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi denoncoi pak ditë më parë se bota e krimit po përfiton tenderë publikë në qarkun e Fierit.

Nisur nga kjo deklaratë e deputetit të zgjedhur i Partisë Socialiste, njëkohësisht dhe kreu i kësaj partie në Fier, SPAK do të thërrasë Koçi për të dhënë dëshmi mbi të dhënat që ka dijeni.

Koçi tha se Fieri ka një botë krimi që është konsoliduar ndër vite dhe tashmë kanë nisur të legalizojnë biznese në ndërtim ku pastrojnë paratë e drogës.

Zv.ministri nuk dha emra konkretë, por theksoi se dihen emrat e “subjekteve të ndryshme që kanë lidhje me protagonistë të botës së krimit që përfitojnë tenderë publikë”.

Koçi nënvizoi se “protagonizimi i SPAK-ut ka filluar të ndikojë në opinionin publik duke rritur optimizimin” dhe i bëri thirrje organet ligj zbatuese se nuk duhet të lejojnë që qyteti i Fierit t’i nënshtrohet botës së krimit të organizuar.

Denoncimi publik i zv.ministrit të Mbrojtjes u bë më 16 korrik, 10 ditë pasi SPAK arrestoi kreun e Bashkisë Lushnje, Fatos Tushe bashkë me disa zyrtarë të tjerë për abuzime me tenderët.