Mbrëmja e së shtunës në stadiumin “San Siro” përfaqëson për trajnerin Gennaro Gattuso një etapë të rëndësishme te Milani, pasi loja dhe rezultati ndaj rivalëve modestë do të përcaktojë edhe të ardhmen e tij.
Ish-mesfushori energjik, që spikaste në fushat e blerta me kuqezinjtë, tani diskuton postin e tij nëse nuk do të imponohet, e madje nëse nuk do të bindë ndaj Spalit.
Sinjalet e fundit nga zinxhiri drejtues i Milanit kanë shtuar presionin mbi pankinën e klubit të Milanos. Nga vendi i katërt, kanë mjaftuar 3 ndeshjet e fundit për të zbritur në të gjashtin, me zonën Champions që është larguar 3 pikë tashmë. Nëse Europa që vlen nuk arrihet, atëherë sezoni quhet i dështuar.
Nëse nuk do të fitojë të shtunën ndaj skuadrës që lufton për mbijetesë, Gattuso, me të gjitha gjasat do të shkarkohet. Së fundi është përfolur emri i Roberto Donadonit, si një kandidat për ta zëvendësuar, por mediet italiane përmendin edhe veteranin Guidolin.