Spanja ka vendosur të mbyllë kufijtë si masa të tjera shtesë ndaj përhapjes së madhes së koronavirusit.
Duke filluar nga mesnata mes të hënës dhe të martës, mund të hyjnë në Spanjë përmes kufirit tokësor vetëm shtetasit spanjoll.
Po ashtu ka një përjashtim për ata shtetas të huaj të cilët duhet patjetër të futen në Spanjë për një arsye shumë madhore. Në këtë rast ky shtetas duhet të garantoje të gjithë itinerarin e lëvizjeve të tij pranë autoriteteve.
Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Brendshëm për gazetën El Pais.
Spanja është një nga ato vende ku rritja e të prekurve nga koronavirusi është e frikshme.
Deri tani janë mbi 9 mijë pacientë dhe 335 viktima.