Ndodh shpesh që në transmetime live gazetarët dhe moderatorët të dalin jashtë kornizave duke mos e mbajtur të qeshurën.
I fundit që nuk është përmbajtur live, është spikeri i lajmeve në Report Tv, Bes Jacaj, i cili po fliste për ndeshjen Shqipëri-Andorra.
Jacajn e ka kapur e qeshura live, ndërsa është munduar të vijojë normalisht raportimin, por regjia është kujdesur që t’i kalojë pamjet nga studioja tek ndeshja.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe lojtari i kombëtares Bekim Balaj i cili shkruan: “Kronikat e sportit hyjnë te ato funny vlla”.