Politika Sqarimi i tri çështjeve nga Ahmet Zogu para Asamblesë Kombëtare, 1927

Sqarimi i tri çështjeve nga Ahmet Zogu para Asamblesë Kombëtare, 1927

Nga Aurenc Bebja*, Francë

“Le Matin” ka botuar, të shtunën 17 shtatorit 1927, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me sqarimet e mbretit Zog para Asamblesë Kombëtare, të cilat, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë për publikun shqiptar:

 

Shqipëria negocion disa traktate tregtare dhe një marrëveshje me Selinë e Shenjtë

Në hapjen e Asamblesë Kombëtare, Ahmet Zogu njoftoi se Shqipëria ishte gati të përfundonte disa traktate tregtare me Britaninë e Madhe, Francën, Egjiptin, Turqinë dhe Japoninë dhe se, për më tepër, ajo kishte shpresën për të arritur një marrëveshje me Selinë e Shenjtë.

– Shfrytëzoj rastin, shtoi presidenti, për të thënë se thashethemet se pakti i Tiranës ka tjetërsuar pavarësinë e Shqipërisë janë pa asnjë bazë. Në fakt, kjo marrëveshje respekton sovranitetin tonë në kuptimin e plotë të fjalës.

*Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania