Extra Squid Game: Ç’kuptim ka ngjyra e kuqe e flokëve të lojtarit 456...

Squid Game: Ç’kuptim ka ngjyra e kuqe e flokëve të lojtarit 456 në fund të serialit?

Nëse tashmë e keni përfunduar serialin “Squid Game”, nuk mund të mos ju ketë rënë në sy veprimi i fundit i Gi-hun, lojtarit 456. Ai i lyen flokët me një ngjyrë të kuqe të pazakontë dhe të ndezur.

Pse?

Në fillim të konkursit, Gi-hun dhe lojtarët e tjerë përballen me lojën fatale “Red Light, Green Light”, në të cilën humbja e tij duket shumë afër, por arrin t’ia dalë.

Gi-hun është i vetmi që arrin të dalë gjallë nga loja dhe më pas, edhe nga lojërat në vazhdim. Pas një takimi tronditës me Oh Il-nam, njeriun prapa lojërave, Gi-hun është në gjendje të përpunojë plotësisht pikëllimin e tij dhe mban premtimin për të ndihmuar vëllain e vogël të Song Sae-byeok dhe nënën e Cho Sang-Woo, duke u dhënë atyre gjysmën e parave të çmimit.

Pikërisht në këtë kohë Gi-hun bën transformimin e flokëve, gjë që sipas regjisorit Hwang Dong-hyuk është një pasqyrim i zemërimit të tij të brendshëm.

“Unë mendova për këtë në mënyrë intuitive, duke menduar se si Gi-hun duhet t’i ndryshojë flokët në një sallon flokësh. Imagjinova të isha ai dhe mendova me vete ‘Cila është ngjyra që nuk do zgjidhja kurrë për flokët?’ Pastaj arrita në përfundimin se Gi-hun nuk do t’i lyente kurrë flokët e tij të kuqe. Do të ishte gjëja më e papritur që ai mund të bënte”, thotë ai.

Për Gi-hun, lëvizja shërben si një simbol i fuqishëm për zemërimin që digjet brenda tij pasi iu nënshtrua një torture aq brutale.

Një shpjegim tjetër lidhet me faktin se në fund të serisë, 456-a nuk e vazhdon udhëtimin që kishte rezervuar, por kthehet pas. Në këtë rast, “drita e kuqe” (red light), domethënë flokët, nënkuptojnë paaftësinë tij për të ecur përpara pas gjithçkaje që ka përjetuar.