Sport Stadium “ferri” dhe 20 mijë tifozë, për Juven në Hungari do të...

Stadium “ferri” dhe 20 mijë tifozë, për Juven në Hungari do të jetë një transfertë e vërtetë

Ndeshja e radhës e Juventusit në Champions League do të jetë ajo ndaj Ferencvarosh, që bardhezinjtë e trajnerit Andrea Pirlo do ta luajnë të mërkurën në Hungari. Një sfidë e vështirë për kampionët e Italisë, që vijnë pas humbjes me Barcelonën.

Në Hungari, situata për Juventusin ka për të qenë disi ndryshe nga ajo e kohëve të fundit (si pasojë e pandemisë), pasi në stadium do të jenë të pranishëm 20 mijë tifozë të ekipit vendës. Ashtu si në të gjitha vendet e Europës Lindore, një pjesë e tifozëve lejohen në stadiume, situate surreale për Europën Perëndimore.

Tifozeria e kësaj skuadre njihet për atmosferën magjike që krijon, e cila shpesh është problematike.

Shpeshherë tifozeria apo klubi i Ferencvarosh janë dënuar me gjoba për trazirat e shkaktuara në stadium, madje edhe nga ana e UEFA-s. Hera e fundit ka ndodhur 10 ditë më parë, në derbin ndaj Ujpest (24 tetor), ku skuadra u gjobit me 16 mijë euro, një shumë e lartë për Hungarinë.