Rusia po përpiqet të ndërhyjë dhe të ndikojë për t’i penguar vendet e Ballkanit që t’i bashkohen NATO-s – tha Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Jens Stoltenberg, në një intervistë me Euronews.
Komentet e tij u bënë pikërisht në ditën kur Maqedonia nënshkroi protokollin e anëtarësimit në NATO.
“Rusia po përpiqet të ndërhyjë në procesin politik të kombeve sovrane. Unë mendoj se kjo është e gabuar. Ne kemi respektuar vendimet e shteteve të pavarura sovrane, pavarësisht nëse ata duan të apo jo për t’u bashkuar me NATO-n”, deklaroi Stoltenberg.
Siç tha ai, në Shkup, shumica në parlament dhe shumica e partive politike treguan se duan t’i bashkohen NATO-s. E nga ana tjetër, Stoltenberg theksoi se Serbia nuk dëshiron të bëhet pjesë e Aleancës.
“Por në Serbi, për shembull, është deklaruar në mënyrë të qartë se nuk duan të bashkohen me NATO-n dhe ne e respektojmë këtë vendim. Prandaj, Rusia duhet të respektojë vendimet e shteteve sovrane, edhe në qoftë se ata duan të bashkohen me NATO-n, pavarësisht nëse ajo nuk e dëshiron këtë gjë”, tha Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg.