I ftuar në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Stresi reagoi për herë të parë në një intervistë televizive lidhur me lajmet për ndarjen nga Kejsi, lidhje që në fakt ka tërhequr vëmendjen e mediave për javë të tëra.
Reperi nuk e mohoi faktin se për momentin ata nuk janë bashkë, por preferoi ta konsideronte këtë periudhë si kohë prove dhe reflektimi.
Në mënyrë indirekte ai pranoi se shkaku i kësaj shkëputjeje të vogël është ai dhe disa gabime që lidhen me të, duke e lënë Kejsin totalisht të pafajshme në këtë histori.
Sa i përket mendimeve dhe reagimeve të familjarëve, ai tregoi se edhe këtë të fundit “fajësojnë” atë vetë për çka ndodhi, pasi Kejsin e kanë vlerësuar prej fillimit dhe vazhdojnë ta duan.
“Babi është ai personi që më fajëson mua, edhe mami më thotë që e kam unë fajin, por mami më mbron pak më shumë. Këtë gjë ia kemi lënë në dorë, as fatit, askujt, por vetëm kohës. Ata Kejsin e kanë dashur që nga fillimi dhe vazhdojnë ta duan”, tha ndër të tjera ai.
Megjithatë në fund të intervistës, Stresi përmes një mesazhi tha se për njerëzit që duhen, ia vlen të luftohet gjithnjë, duke lënë të kuptohet se ai ende po përpiqet ta rifitojë Kejsin.
“Unë po luftoj, por po luftoj në fshehtësi pastaj të bëhet ca të bëhet”, përfundoi ai.