Aktualitet Stuhia “Kiara” prek Shqipërinë, por jo me fuqinë që ka goditur Europën

Stuhia “Kiara” prek Shqipërinë, por jo me fuqinë që ka goditur Europën

Shqipëria mbetet në periferi të stuhisë “Kiara”, rrjedhimisht moti paraqitet i paqëndrueshëm, por me reshje të pakta në Veri-Verilindje.

Ndërsa pas mesjavës, kjo stuhi, por mjaft e dobësuar, zbret drejt Ballkanit Jugor duke sjellë në Shqipëri forcim të erës dhe reshje me intensitet mesatar.

Fatmirësisht kjo stuhi nuk do të mund të krijojë në vendin tonë emergjenca të natyrës hidro-meteorologjike pasi do të kalojë shpejt nëpër Shqipëri duke ri-sjellë mot të kthjellët gjatë fundjavës.

Uragani “Kiara” ka goditur fort Britaninë, Francëm dhe Holandë, duke lënë viktima, dëme, ndërsa ndërpreu transportin ajror dhe publik.